Barcelona përmbys rezultatin ndaj Sevillas dhe kualifikohet në finalen e Copa del Rey

    Edhe pse kishte humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, Barcelona e ka përmbysur në ndeshjen e dytë Sevillan në Camp Nou duke kaluar në finale të Copa del Rey.

    Katalanasit e nisën furishëm takimin dhe e gjetën golin e epërsisë pas 12 minutave realizoi Ousmane Dembele.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një ndeshje shumë e balancuar me shumë pak raste shënimi nga të dy skuadrat dhe kur po mendohej se Sevilla do të kalonte në finale në skenë doli Gerard Pique i cili shënoi për 2-0 në sekondat e fundit të minutave shtesë duke siguruar vazhdimet e kësaj ndeshjeje.

    Meqenëse Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Fernandos në minutën e 90′.

    Barcelona hyri më e motivuar në vazhdime dhe në minutën e 95′ Braithwihite realizoi për 3-2.

    Kjo fitore isiguroi Barcelonës kualifikimin në finale tejsa pret fituesin nga takimi i ditës së enjte ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here