Milan ndalet nga Udinese, Kessie shpëton Rosonerët në fund

Një penallti në sekondat e fundit (minuta 97) për prekje me dorë (mbrojtësi i Udinese kërcen duke devijuar topin dhe larguar nga koka e Leaos) bën që Milani të shmangë humbejn ndaj ekipit friulian në “San Siro”, por mbetet 1 pikë e vyer, duke qenë se pas suksesit në Romë duhet të vinte vazhdimësia…

Skuadra e Piolit u duk apatike në pjesën e parë duke e kërkuar shumë pak portën kundërshtare, shkak edhe mungesat e shumta në sulm. Ndërkohë, në pjesën e dytë u godit nga goli i Becaos por që ishte Donnarumma fajtori pasi nuk arriti ta kontrollonte topin në duart e tij.

Sulmet kuqezi vazhduan deri në fund dhe pikërisht në sekondat e fundit erdhi penalltia që Kessie nuk gaboi, duke finalizuar 1-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here