E papritur, Dybala tek rivalët e përjetshëm të Juventusit!

Paolo Dybala pritet që këtë verë të largohet nga Juventusi mirëpo një bombë e vërtetë ka dalë sot nga mediat spanjolle të cilat dhanë lajmin që Antonio Conte dhe Inter janë vënë në ndjekje të tij.

Kërkesa e tij për një pagë prej 10 milionë eurosh është e papranueshme për Zonjën e Vjetër mirëpo Neroazzurët janë të gatshëm që të plotësojnë këtë kërkesë të argjentinasit.

Siç raporton Mundo Deportivo Inter është duke punuar fuqishëm që të arrijë të realizojë një transferim të tillë.

Mësohet se Antonio Conte e pëlqen shumë argjentinasin dhe i ka kërkuar me çdo kusht drejtuesve të skuadrës transferimin e tij gjatë muajve të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here