Juventus e fiksuar me yllin e Real Madrid!

Juventus duket se është fiksuar pas idesë për transferimin e mesfushorit të Real Madrid, Isco Alarcon.

Ai shkëlqeu në ndeshjen e Champions League kundër Atalantas duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e Zonjës së Vjetër.

Mesfusha është reparti më problematik për skuadrën e Pirlos dhe transferimi i 28 vjeçarit do të ishte një frymëmarrje për një problematik të madhe të Biankonerëve.

Spanjolli ka një kontratë që skadon në qershor të vitit 2022 dhe kjo verë është mundësia e fundit për Real Madrid për të përfituar diçka nga largimi i tij.

Isco nga ana tjetër ka kërkuar një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon në rast të largimit nga Los Blancos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here