Lazio vështirë se do i ofrojë një kontratë Pereiras!

Lazio praktikisht duket se nuk e ka ndërmend që të firmosë përfundimisht me Andreas Pereiran i cili është nën pronësinë e Manchester United, raporton Daily Star.

Djajtë e Kuq i kanë vënë një çmim prej 25 milionë eurosh shërbimeve të brazilianit i cili gjatë verës së kaluar u huazua në Stadio Olimpico dhe këtë verë mbaron kjo kontratë.

Pereira këtë sezon ka zhvilluar 15 takime me skuadrën italiane duke arritur që të shënojë vetëm një herë, paraqitje kjo që nuk i ka bërë shumë përshtypje drejtuesve të skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here