Milan marrëveshje të re me Chelsean!

Duket se ardhja e Fikayo Tomorit tek Milan do të sjellë edhe përfitime tjera në merkaton e Rossonerëve.

Kjo pasi tashmë kuqezinjtë kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Tammy Abraham dhe Tomori e ka ftuar atë të vijë në Milano dhe kjo pritet të ketë një ndikim të madh tek ai.

I lindur më 1997 anglezi ka hasur në vështirësi për të gjetur vazhdimësinë tek Chelsea qysh prej ardhjes në skuadër të Timo Werner.

Milani është duke shikuar të gjitha mundësitë e saj për transferimin e tij dhe çmimi i tij vlerësohet diku tek 35-40 milionë euro.

Ditëve të fundit për këtë mundësi transferimi janë duke shkruar shumë edhe mediat angleze të cilat çdo ditë e më shumë po e lidhin emrin e tij me Rossonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here