Borxhi ndaj United, Inter detyrohet ti falë yllin e saj Djajve të Kuq!

Zhvillime të ‘çmendura’ janë duke ndodhur këto javë që priten të kenë një ndikim të madh në merkaton e kësaj vere.

Një kërkesë interesante ka dalë nga Manchester United e cila bazohet në një klauzolë për Romelu Lukakun.

Inter duhet që ti paguajë Djajve të Kuq edhe 50 milionë euro të tjera për kartonin e belgut duke përfshirë këtu edhe bonuset që ishin parashikuar në marrëveshje.

Në rast se kjo shifër nuk arrin të paguhet atëherë skuadra angleze i ka kërkuar Neroazzurëve shitjen e Milan Skriniar ose të Lautaro Martinezit.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe duke pasur parasysh krizën ekonomike që po kalon Interi nuk përjashtohet ndonjë surprizë e tillë në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here