Favoriti kryesor për ta marrë presidencën e Barcelonës synon transferimin e Agueros.
Joan Laporta ka bërë të ditur se do të tentojë ta transferojë Sergio Agueron te Barcelona, nëse shpallet president.
Agueros i skadon kontrata me Cityn në fund të sezonit dhe argjentinasi do të jetë futbollist i lirë.
Interesim për Agueron kanë shfaqur disa skuadra, mirëpo 32-vjeçari preferon kalimin te Barcelona për shkak të Messit.