Arsenali dëshiron yllin e PSV

Sipas TodoFichajes, Arsenali ka nisur bisedimet me PSV për transferimin e Mohamed Ihattaren.

Ihattaren ka njoftuar drejtuesit e klubit se nuk do ta rinovojë kontratën aktuale e cila skadon në vitin 2022.

Arsenali ka shfaqur interesim për 19-vjeçarin edhe verën e kaluar dhe tani e shohin një mundësi perfekte për ta transferuar atë.

Topçinjtë do të duhen të paguajnë më së paku 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ihattaren.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here