Bombë nga Italia: Romagnoli transferohet tek rivalët e Milanit!

Lajm bombastik nga Italia, Alessio Romagnoli largohet nga Milani, mirëpo jo nga Serie A!

Alessio Romagnoli ka rënë në plan të dytë tek Milani, pas ardhjes së Tomorit.

26-vjeçari nuk po kalon momente të mira dhe në fund të sezonit mund të largohet nga San Siro.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Mino Raiola mund t’ia ofrojë Romagnolin Interit.

Romagnolit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2022 dhe Neroaxurët janë të interesuar për ta transferuar atë me parametra zero.

Në rast se Romagnoli transferohet te Interi, do të ishte tradhëtia më e madhe në historinë e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here