Reali ka gjetur zëvendësuesin e Casemiros në Premier League

Reali ka piketuar mesfushorin e Fulham, Andre Zambo, si zëvendësuesin ideal të Casemiros.

Casemiro është lojtar kyç te Reali dhe Zidane ka kërkuar një zëvendësues për brazilianin.

Mesfushori 25-vjeçar i Fulhamit ka kontratë deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro.

Anguissa e njeh mirë La Ligan, pasiqë sezonin e kaluar ishte i huazuar te Villarreali.

Fulhami është duke luftuar për mbijetesë në Premier League dhe sipas të gjitha gjasave do ta shohim Aguissan te Reali.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here