Tensioni te Napoli, pas barazimit 3-3, ka tendencë të mos ulet.
Pas shpërthimit të Insigne (jemi ekip mu*i), për shkak të fundit shumë të tensionuar të ndeshjes kundër Sassuolo, një episod i tillë shkaktoi sensacion dje në stërvitje.
Siç u tha nga “Sky Sport”, Mario Rui nuk e përfundoi stërvitjen me ekipin, pasi u përzu nga Gennaro Gattuso dhe shkoi në dhomën e zhveshjes para kohe.
Në bazë të vendimit të trajnerit, futbollisti pati një sjellje të padëshiruar gjatë seancës stërvitore, e para pas 3-3 kundër Sassuolo, të mërkurën në mbrëmje.
Kjo nuk është hera e parë që Gattuso merr masa ndaj mbrojtësit të majtë portugez.
Në ndeshjen e parë kundër Bologna, ai u dërgua në tribuna për shkak të mungesës së angazhimit.
Gjatë fundjavës, klubi napolitan do të sfidojë Bologna, në ndeshjen e fazës së dytë në stadiumin “Diego Maradona”.