Serie A mbizotëruese, Mohamed Salah tek gjiganti italian!

Humbja e fundit në shtëpi kundër skuadrës së Chelseas ka bërë që edhe Mohamed Salah të shfaqë hapur pakënaqësitë ndaj trajnerit Jurgen Klopp.

Me këto rezultate The Reds janë duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe kjo gjë do të nënkuptonte një largim yjesh nga kjo skuadër.

Njëri prej tyre padyshim që do të jetë Salah i cili mund të vijë këtë verë tek skuadra e Juventusit.

Angelli tashmë ‘ka ngritur antenat’ dhe po kërkon mundësinë më të vogël për të ndërhyrë për një emër që e pëlqen qysh prej një kohe shumë të gjatë.

Tashmë vetë ai ka dhënë sinjale largimi dhe kjo verë është mundësia perfekte për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here