Juventus sakrifikon dy yjet e skuadrës për Ronaldon!

Prania e Cristiano Ronaldos tek Juventus në këtë kohë krizë ka një faturë të madhe dhe Zonja e Vjetër është shumë e vetëdijshme për një gjë të tillë dhe priten disa largime të mëdha këtë verë.

Për të mbajtur portugezin në skuadër skuadra e Agnellit po mendon largimin e Matthijs De Ligt dhe Paolo Dybalas të cilët priten të bëhen ‘kurban’ për CR7.

De Ligt në këtë mënyrë do të bëhet një objektiv i rëndësishëm për Barcelonën e cila ka muaj që është duke e vëzhguar atë dhe tashmë momenti i duhur ka ardhur.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë shkëmbimi të bujshëm siç ndodhi verën e kaluar në mes të Arthur dhe Pjanic.

Vlera aktuale e holandezit është 85 milionë euro, shifër të cilën katalanasit nuk e kanë ndërmend ta investojnë për vetëm një futbollist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here