Zbulohet plani, 4 goditje në këtë verë për të ardhmen!

Milan që tani ka filluar të planifikojë skuadrën për të ardhmen e afërt dhe tashmë janë zbardhur emrat e 4 objektivëve të rinj.

Gazzetta dello Sport ka bërë një shkrim ku raporton në detaje për planin e kuqezinjëve për të përforcuar repartin në të gjithë repartet e saj.

Objektivi i parë pritet të jetë gjetja e një zëvëndësuesi për Zlatan Ibrahimovic pasi Mandzukic dhe Leao nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre.

Florian Thauvin do të ishte futbollisti që do ti jepte një marsh më shumë repartin ofenziv të kuqezinjëve.

Për mbrojtjen përveç Tomorit pritet që këtë verë në San Siro të vijë edhe Mohamed Simakan i cili është objektiv qysh prej vitit të kaluar.

2 emrat tjetër priten që të jenë në repartin e mesfushës pasi Hakan Calhanoglu nuk ka dhënu ndonjë garanci që do të qëndrojë pas këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here