Bayerni mposht Dortmundin me një super përmbysje

Gjithçka nisi vrullshëm, me Erling Braut Haaland që shënoi pas vetëm 74 sekondash, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Pa marrë veten mirë nga goli i parë, Bayern pësoi edhe të dytin, ku ishte i njëjti autor, Haaland!

0-2 brenda 10 minutash në favor të Dortmund! Sidoqoftë, Bayern mbetet Bayern dhe pjesa tjetër e ndeshjes ishte thjesht dominim total.

Në minutën e 27’ erdhi goli i rihapjes së sfidës me autor Lewandowskin.

Në fund të pjesës së parë ishte përsëri polaku që shënoi edhe golin e barazimit, duke mbyllur 45 minutat e para në baraspeshë.

Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar dhe gjithçka po i drejtohej fundit, deri në momentin që Goretzka shkundi rrjetën në minutën e 88-të.

2 minuta pas golit të Goretzkës ishte përsëri Lewandowski, që hipotekoi fitoren dhe tripletën e tij.

4-2 për Bayern Munchen, që tregon dhe një herë tjetër fuqinë e madhe që ka. Ekipi i Flick rimerr vendin e parë, me 2 pikë diferencë ndaj Leipzig, ndërsa Dortmund largohet akoma më shumë nga zona Champions.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here