E bujshme: Gattuso largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!

Gennaro Gattuso është gjithnjë e më pranë largimit nga Napoli, mirëpo mediat italiane raportojnë se Rino nuk do të largohet nga Serie A.

Napoli renditen në pozitën e gjashtë në Serie A dhe rrezikon mos të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, prandaj Gattuso është shumë pranë shkarkimit.

Radio e njohur italiane Kiss Kiss, Fiorentina ka kontaktauar agjentin e Gattusos.

Presidenti i Violës, Rocco Commiso, ka kontaktuar personalisht agjentin e Gattusos.

Prandelli ka kontratë me Fiorentinën deri në qershor të këtij viti, mirëpo klubi renditen në pjesën e poshtme të tabelës dhe rrezikon rënien nga Serie A.

Në rast se Gattuso shkarkohet nga Napoli, atëherë ai sipas të gjitha gjasave do të ulet në stolin e Fiorentinës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here