Kroos kërkon të mbyllë karierën tek Real Madrid!

Toni Kroos dëshiron që ti japë fund karierës së futbollit  në Santiago Bernabeu.

31 vjeçari është duke zhvilluar sezonin e shtatë me Los Blancos.

Ai u transferua në Madrid në vitin 2014 për një shifër prej 25 milionë eurosh dhe prej atëherë do të shndërrohej në njërin prej mesfushorëve më të mirë në botë.

Gjatë gjithë këtyre viteve gjermani ishte kërkuar nga skuadra të shumta në Premier League dhe Serie A mirëpo ai asnjëherë nuk mendoi largimin nga Santiago Bernabeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here