Milinkovic-Savic ‘ngrin’ Lazion, transferohet tek gjiganti i Serie A!

Sergej Milinkovic-Savic padyshim që dy sezonet e fundit e ka treguar veten që është njëri prej mesfushorëve më të mirë në Serie A por jo vetëm.

Juventus ka muaj që është duke e vëzhguar mesfushorin serb nga distanca duke pritur momentin e duhur për një goditje në shenjë dhe tashmë duket se ka ardhur dita.

100 milionë eurot që kërkonte Claudio Lotito gjatë vitit të kaluar duket se tashmë do të jenë të pamundura për tu nxjerrë nga ai pasi çmimi i tij ka rënë ndjeshëm shkaku i krizës ekonomike.

Kjo verë është mundësia ideale për Zonjën e Vjetër që ta bëjë për vete serbin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here