Super goditje nga Maldini me parametra 0!

Paolo Maldini vazhdon punën e tij të jashtëzakonshme në merkato për skuadrën e Milan ku tashmë po bën gati transferimin e sulmuesit anësor të Real Madrid, Lucas Vasquez por me parametra 0.

Kjo për shkak se Florentino Perez nuk është i interesuar më për të rinovuar me të dhe Rossonerët janë duke pritur mundësinë e duhur për ta sjellë atë në San Siro.

Një rinovim në një situatë të tillë nuk e pranon as Vasquez pasi ai nuk është më i preferuari i Zidane dhe nuk dëshiron të kalojë edhe një sezon tjetër në hije.

Maldini po kërkon ta shfrytëzojë në maksimum këtë situatë dhe mund ti ofrojë një pagë të leverdishme atij për shkak se nuk do ta kenë të detyruar të paguajnë një çmim për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here