Sergio Aguero në Serie A por jo tek Inter!

Sergio Aguero me shumë gjasa këtë verë do të transferohet në Serie A por jo tek Interi siç mendohej deri më tani.

Kjo pasi në garë për shërbimet e argjentinasit ka hyrë tashmë edhe skuadra e Juventusit e cila ka nevojë të menjëhershme për një sulmues të mirëfilltë pasi tashmë ka vetëm Alvaro Moratan nën urdhërat e saj.

SportMediaSet raporton se Zonja e Vjetër është duke planifikuar transferimin e argjentinasit të Manchester City.

Kontrata e tij skadon këtë verë dhe Biankonerët po shpresojnë për transferimin e tij me parametra 0.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadra e Barcelonës dhe Interit kështu që nuk do të jetë një garë e lehtë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here