Inter sytë kah merkatoja, transferon ish yllin e Juventusit!

Inter është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme javëve të fundit duke krijuar një përshtypje që kjo skuadër nuk ka nevojë për emra të rinjë për të mbajtur këtë ritëm.

Mirëpo porta e skuadrës zikaltër është një problem real për Antonio Conten i cili tashmë ka gjetur një emër ideal për të zëvëndësuar sllovenin Samir Handanovic.

Neroazzurët po kërkojnë që të shfrytëzojnë situatën e turbullt tek Barcelona e cila është në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe do tentojë blerjen e portierit të dytë të kësaj skuadre, Neto.

Ky emër është gjithashtu i kërkuar edhe nga Milan në rast të largimit të Gianluigi Donnarummas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here