Thomas Tuchel ka piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.
Todo Fichajes, raporton se Niklas Sule mund ta vazhdojë karrierën te Chelsea, pasiqë Tuchel e dëshiron atë në skuadër.
Sule nuk bën pjesë në planet e Bayernit dhe Blutë e Londrës kanë kontaktuar Bavarezët për transferimin e tij.
Kontrata e Sule me Bayernin skadon në vitin 2022, ndërsa Chelsea do të duhet të paguaj 25 milionë euro për kartonin e tij.