Milan dhe Juve, vjedhje e dyfishtë nga Ancelotti!

Carlo Ancelotti ka hyrë fuqishëm në merkato duke i krijuar probleme dy gjigantëve të Serie A, Juventus dhe Milanit.

Bëhet fjalë për dy yjet e Real Madrid, Lucas Vasquez dhe Isco Alarcon të cilët kërkohen respektivisht nga Milan dhe Juventus mirëpo tashmë dyshja e Los Blancos mund të transferohet në Premier League.

DefencaCentral raporton që një gjë e tillë i përshtatet më shumë edhe Real Madridit e cila do ta ketë më të lehtë arritjen e një marrëveshje të menjëhershme për të dy futbollistët e saj.

Një përparësi tjetër e Ancelottit është edhe raporti i shkëlqyeshëm mes dy klubeve i cili u ndërtua verën e kaluar kur James Rodriguez u transferua tek skuadra angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here