Bomberi ka vendosur, garë e ashpër në mes të Juves dhe Interit!

Juventus dhe Inter janë dy skuadra që kanë shfaqur interesim të madh për transferimin e Sergio Agueros nga Manchester City këtë verë.

Sulmuesi argjentinas duket se ka marrë vendim për tu transferuar në Itali, lajm ky që ka ndezur akoma më shumë betejën në mes të dy gjigantëve italiane.

Skuadra e Guardiolës nuk ka shfaqur më interesim për një rinovim tjetër me të duke bërë kështu largimin opsionin e vetëm për të.

33 vjeçari ka akoma shumë për të ofruar mirëpo Citizens janë në kërkim të një emri të ri që do sigurojë ardhmërinë e sulmit për vitet e ardhshme.

Interi ka qenë skuadra më e interesuar për të deri më tani pasi tek kjo skuadër ai do të zinte vendin e Lukakus ose Lautaros në rast se njëri prej tyre vendos që të largohet këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here