Sezoni i ardhshëm, ish ylli i Inter tani tek Milan!

Milan është duke shikuar kah e ardhmja për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Maldini ka në mendje një ish interist.

Këmbët në tokë, sytë kah e ardhmja, është kjo motoja që po përdorë Maldini në këtë pjesë të sezonit ku skuadra është e ndarë në mes të situatës aktuale në ligë dhe projektit për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për Sime Vrsaljko i cili në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Atletico Madrid për tu bashkuar me Rossonerët.

Këtë situatë e ka në duart e tij kroati për të cilin Milan tashmë ka bërë gati një ofertë prej 10 milionë eurosh për ta rikthyer atë në San Siro gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here