Bayern Munich ka shprehur gatishmërinë e saj për të shitur mbrojtësin e saj Jerome Boateng, raporton kështu Sport Bild.
Mbrojtësi gjerman ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Hansi Flick dhe ardhja e Dayot Upamecanos nga RB Leipzig gjatë kësaj vere do ja pamundësojë atij një vend në mbrojtjen e bavarezëve për sezonin e ardhshëm.
Chelsea dhe Liverpool kanë shfaqur interesim të madh për shërbimet e tij dhe tashmë ai ndihet shumë i frustruar me pozicionin e tij tek bavarezët.