Manchester City po bën gati kontratën e re për De Bruyne!

Manchester City është duke bërë gati një kontratë plotësisht të re për mesfushorin e saj, Kevin De Bruyne, raporton The Times.

Belgu më herët e refuzoi një ofertë të bërë nga Citizens mirëpo tashmë kontrata e re duket e përmirësuar ndjeshëm dhe do të bindë mesfushorin që të vazhdojë qëndrimin në Etihad Stadium.

De Bruyne që ka një kontratë që skadon në vitin 2023, këtë sezon ka arritur që të shënojë 3 gola dhe ka asistuar plot 11 herë për bashkëlojtarët e tij në 22 ndeshje të zhvilluar në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here