Ylli i skuadrës së Schalkes, Omar Mascarell është shndërruar në subjekt interesi për Wolves për merkaton e verës, raporton kështu Caught Offside.
Skuadra angleze është duke bërë gati një ofertë për këtë verë teksa Nuno Espirito Santo është duke kërkuar që të rrisë opsionet e tij për mesfushën.
Nga ana tjetër skuadra e Schalkes mund të vendosë për të shitur Mascarellin për arsye se kontrata e tij skadon në 2022 dhe kjo verë është mundësia e fundit për të siguruar një shumë parash nga largimi i tij.