Tërmet në Itali: Icardi në Serie A por jo tek Juventus!

Mauro Icardi pritet që të jetë surpriza e vërtetë gjatë kësaj vere pasi një rikthim i tij në Serie A është duke u trumpetuar dita ditës por kësaj rradhe jo tek Juventus siç është përfolur me muaj të tërë.

Skuadra e Romës është duke menduar për të gjetur zëvëndësuesin ideal për Edin Dzekos i cili do largohet gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të La Repubblica, Roma po mendon seriozisht për të transferuar Mauro Icardin për të mbushur boshllëkun që do krijojë largimi i sulmuesit boshnjak.

Nuk përjashtohet edhe një transferim kokë me kokë mes dy emrave të tillë pasi PSG është gjithashtu në kërkim të një sulmuesi me tiparet e Dzekos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here