Antoine Griezmann mund të largohet nga Barcelona pas vetëm dy sezoneve në Camp Nou.
E përditshmja spanjolle AS, raporton se Barcelona është e hapur për shitjen e Antoine Griezmann.
Francezi nuk po arrin të gjej formën e duhur dhe me ardhjen e Laportas e ardhmja e tij është në pikëpyetje.
Griezmann ka shënuar 12 gola këtë sezon, ndërsa Barcelona pritet të arkëtojë 50-60 milionë euro nga shitja e tij.