E bujshme: Pulisic transferohet tek rivalët e Chelsea

Christian Pulisic nuk po luan sipas pritshmërive te Chelsea dhe në fund të sezonit pritet të largohet nga Stamford Bridge.

Siç raporton portali spanjoll Todo Fichajes, Pulisic mund të mbetet në Premier League, pasiqë interesim për të ka shfaqur Arsenali.

Topçinjtë e kanë piketuar amerikanin si përforcimin ideal dhe kanë nisur bisedimet me rivalët e tyre.

Arsenali synon huazimin e Pulisic me opsion blerjeje dhe mbetet ta shohim nëse Chelsea do ta pranojë ofertën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here