Draxler pranë rikthimit në Gjermani!

Julian Draxler gjatë kësaj vere pritet që të largohet nga skuadra e Paris Saint Germain dhe një rikthim në Bundesliga duket shumë i mundur që të ndodhë.

Mesfushori ofanziv është tashmë që 4 vite pjesë e skuadrës parisiene mirëpo këtë verë pritet të largoet si futbollist i lirë pasi kontrata e tij me kampionët e Ligue 1 do të skadojë.

Interesim të madh për të kanë shfaqur edhe skuadrat e Arsenal dhe Romës mirëpo dëshira e tij është që të rikthehet në Gjermani.

Ndërkohë për 27 vjeçarin interesimi nga Gjermani është shumë i madh pasi në kërkim të tij janë Borussia Dortmund, RB Leipzig, Hertha Berlin dhe Wolfsburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here