Plani për të ardhmen, Paratici synon 4 blerje të reja!

Skuadra italiane po mendon tashmë për të ardhmen pasi i ka hedhur sytë 4 futbollistëve të rinj teksa Everton nga ana tjetër po kërkon blerjen e Adrien Rabiot.

Siç raporton Tuttosport, Juventus i ka hedhur sytë 4 futbollistëve të talentuar që mendohet se do të kenë një të ardhme të ndritur përpara.

Julian Araujo i Los Angeles Galaxy i cili është mbrojtës i djathtë dhe me një moshë vetëm prej 19 vjeç po kërkohet nga Zonja e Vjetër.

Pastaj një mbrojtës i majtë 18 vjeçar, Jesus Vazquez i skuadrës së Valencias është gjithashtu objektiv i rëndësishëm.

Dy emrat tjerë vijnë gjithashtu nga La Liga gjegjësisht, Alexander Isak nga Real Sociedad dhe Youssef En-Nesyri nga skuadra e Sevillas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here