Alaba akoma nuk ka vendosur për skuadrën e tij të ardhshme!

David Alaba akoma nuk ka vendosur se ku do të luajë për sezonin 2021-2022, siç raporton Le10Sport.

Alaba tashmë e ka bërë të ditur publikisht se këtë verë do të largohet përfundimisht nga Bayern Munich dhe se dëshira e tij ishte për një transferim të mundshëm tek Barcelona ose Real Madrid.

Ka zëra të shumta që thonë se mbrojtësi austriak është pranë një transferimi tek Barcelona por akoma diçka zyrtare nuk ka dalë.

Mirëpo katalanasit nuk janë të vetëm në këtë garë pasi interesim të madh për të kanë shfaqur Real Madrid dhe Paris Saint Germain.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here