Vlahovic lë Fiorentinën për gjigantin e Serie A!

Sulmuesi i skuadrës së Fiorentinës, Dusan Vlahovic është shumë pranë largimit nga kjo skuadër dhe në garë për të janë Milan dhe Roma me këtë të parën që duket favorite për blerjen e tij.

Sulmuesi serb shënoi një hat-trick në ndeshjen e së shtunës ndaj Beneventos duke treguar vlerën e tij.

Ai aktualisht ka një kontratë me skuadrën Viola që skadon në vitin 2023.

La Gazzetta dello Sport raporton se Rocco Commisso është duke përgatitur një pagë prej 400,000 sa merr aktualisht në 1,200,000 në sezon mirëpo një shifrë e tillë mund mos ta bind atë.

Kjo për faktin që Milan tek ai sheh pasuesin ideal të Zlatan Ibrahimovic dhe mund ti ofrojë një shumë më të lartë sesa skuadra nga Firence.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here