Benzema thotë se e ka derën të hapur për Real Madrid!

Karim Benzema tashmë ka hedhur topin kah fusha e Real Madrid sa i përket çështjes së ardhmes të tij.

Sulmuesi ndihet shumë i lumtur në këtë situatë pasi deklaron që dera është e hapur për një rinovim tjetër me skuadrën madrilene.

Për AS ai deklaroi që e shijon në maksimum çdo stërvitje dhe çdo ndeshje me këtë fanelë.

‘Unë kam një kontratë deri në 2022 por dera ime për presidentin është gjithmonë e hapur në qoftë se ai dëshiron rinovimin me mua pasi për mua ky është klubi më i mirë në botë’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here