Bayerni bën detyrën ndaj Lazios dhe kualifikohet në çerekfinale

Bayerni ka siguruar kalimin në çerekfinalet e Champions League.

Fitorja 1-4 në ndeshjen e parë në Itali nuk linte shumë vend për histori në ndeshjen e kthimit mes bavarezëve dhe Lazios. Në Gjermani, sfida u mbyll me një tjetër fitore të Bayernit, këtë herë me shifrat 2-1.

Një ndeshje e administruar mjaft mirë nga ekipi i Flick, që pjesën e parë e mbylli me avantazhin 1-0, falë një goli të të zakonshmit Lexxandoxxski, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Goretzka, pas një faulli të Muriqit.

Në pjesën e dytë ishte i njëjti ritëm, me Lazion që u mundua të bënte diçka, por që u ndëshkua në minutën e 73’ përsëri. Chupo-Moting shënoi pas një aksioni të bukur, ku Alaba i dhuroi një asist perfekt për golin e dytë.

Lazio gjeti golin e nderit në minutën e 82’, ku pas një goditje dënimi Parolo kërceu mbi të gjithë me kokë, duke mposhtur portierin Nubel. Kështu, në fund gjithçka u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa rezultati i përgjitshëm ishte 6-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here