Haaland zbulon skuadrën e tij të re me një like?

    Kur u transferua te Real Madrid në 2018-ën, të gjithë prisnin shumë nga Vinicius.

    Sulmuesi brazilian e ka treguar potencialin e tij të madh në disa momente, duke vendosur edhe disa ndeshje të rëndësishme, si Clasico kundër Barcelona-s në sezonin e kaluar.

    Për sa i takon pjesës tjetër, vetëm pak shkëndija domethënëse. Të martën, kundër Atalanta-s, talenti i Los Blancos është kthyer të frikësojë kundërshtarët me një paraqitje mbresëlënëse.

    Vinicius ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqet teksa feston për kualifikimin e Real Madrid në çerekfinalet e Champions League.

    “Hala Madrid”, ka shkruar braziliani. Mes shumë “like” ka ardhur edhe një nga Erlin Haaland.

    Një e dhënë për merkaton? Akoma nuk dihet, por tifozët e Los Blancos mund të ëndërrojnë.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here