Chelsea ka mundur 2-0 Atletico Madrid në Stamford Bridge dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.
Londienzët kanë eliminuar madrilenët me rezultatin e përgjithshëm 3-0 në përballjen e dyfishtë.
Ndeshja e parë është vendosur nga një gol i Giroud, ndërsa ajo e kthimit, e luajtur mbrëmjen e sotme, nga një gol i Ziyech në minutën ne 34-t dhe Emerson në të 94-ën.
Skuadra e Simeone-s e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Savic në minutën e 82-të për një gjest antisportiv.
Zhgënjen përsëri Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian nuk ka shënuar asnjë gol në 25 transfertat e fundit të luajtura në Champions League. Hera e fundit ka qenë në 2015-ën kundër Roma-s në Olimpico.
Chelsea nuk ka pësuar asnjë humbje në 13 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Thomas Tuchel në të gjitha kompeticionet, ecuria më e gjatë për një trajner nga marrja e drejtimit të skuadrës në historinë e Bluve.