Perez po mendon për transferimin e Morenos

Gerard Moreno në shënjestrën e Realit.

Gerard Moreno po luan një sezon fantastik duke realizuar 17 gola në 29 ndeshje të luajtura për Villarrealin.

Falë paraqitjeve të tij 28-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e Florentino Perez.

Los Blancos janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kanë piketuar Morenon si përforcimin ideal.

Moreno ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2023, ndërsa Reali do të duhet të paguaj 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here