Borussia Dortmund ka vënë në listën e dëshirave për këtë verë edhe sulmuesin e skuadrës së Liverpool, Divock Origi, në rast se do ti ofrohet mundësia për transferimin e tij me një çmim më të ulët.
Origi do të ishte një përforcim shumë i vyeshëm për Borussia Dortmund në qoftë se The Reds vendosin të lëshojnë pe për çmimin e tij gjatë kësaj vere, raporton kështu Football Insider.
Përvoja e tij do të ishte një ndihmë e madhe për klubin gjerman në kompeticionet europiane.