Milan po konsideron mundësinë e zgjatjes së huazimit për Brahim Diaz!

Milan po konsideron mundësinë për të zgjatur huazimin me Brahim Diaz, raporton kështu Calcio Mercato.

21 vjeçari sipas marrëveshjes aktuale duhet që të rikthehet tek Real Madrid gjatë kësaj vere mirëpo Milan është e vendosur për të zgjatur qëndrimin e tij në San Siro të paktën edhe për një sezon tjetër.

Rossonerët nga ana tjetër kanë përjashtuar mundësinë për një transferim të përhershëm të tij për shkak se Real Madrid i ka vënë atij një çmim prej 20 milionë eurosh, shumë kjo tepër e lartë për kuqezinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here