City dhe Juventus në ndjekje të Gudmundsson!

Manchester City dhe Juventus duken të jenë dy prej skuadrave më të interesuara për futbollistin e Groningen, Gabriel Gudmundsson, raporton Calciomercato.

21 vjeçari e filloi karierën e tij si një sulmues i mirëfilltë por me kalimin e kohës tashmë ka lëvizur në pozitën e mbrojtësit të majtë në Eredivisie.

Ky futbollist i cili premton shumë për të ardhmen është i kërkuar edhe nga skuadra tjera të mëdha europiane si psh: Borussia Dortmund, Napoli dhe RB Leipzig.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here