Barcelona do ta nxjerr në shitje Philippe Coutinhon në merkaton e verës.
Braziliani është përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Blaugranëve, mirëpo nuk ka përmbushur pritshmëritë.
Mundo Deportivo, raporton se Barcelona do ta shesë Coutinhon për ta financuar transferimin e Haaland.
Edhe pse këtë sezon ka luajtur shumë pak, Barcelona mund të arkëtojë 50 milionë euro nga shitja e tij.