Buffon paralajmëron rikthimin tek Parma!

Gianluigi Buffon është duke synuar për sezonin e ardhshëm një rikthim tek skuadra e Parmës pasi para penzionimit po synon që të ketë mundësi për të luajtur si titullar një sezon të plotë, raporton Todo Fichajes.

Portieri legjendar është duke kaluar sezonin e dytë tek Juventus qysh prej rikthimit nga Paris Saint Germain mirëpo ka hasur në probleme për të siguruar një vend titullari në portën e Biankonerëve.

43 vjeçari nuk po dëshiron akoma që të penzionohet dhe tashmë po synon të rikthehet tek skuadra ku filloi gjithçka prej vitit 1995 dhe ti japë fund futbollit të luajtur tek Parma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here