Calhanoglu bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin për 30 milionë euro

Aventura e Hakan Calhanoglut me Milanin drejt fundit!

Sipas raportimeve të fundit, Hakan Calhanoglu ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe në fund të sezonit do të largohet nga San Siro.

Mediat italiane raportojnë se Maldini ka gjetur pasuesin dhe bëhet fjalë për mesfushorin e CSKA Moskës, Nikola Vlasic.

Vlasic mund të luaj në pozicione dhe Maldini e sheh kroatin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut.

Vlasic ka shënuar 11 gola këtë sezon në 27 ndeshje të luajtura, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here