Pasardhësi i Ibrahimovic, Milan transferim 50 milionësh!

Zëvëndësuesi i Zlatan Ibrahimovic gjatë kësaj vere mund të vijë nga Portugalia.

Bëhet fjalë për Darwin Nunez, i cili prej shtatorit të kaluar është pjesë e skuadrës së Benficës me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2025.

Me një klauzolë për tu larguar me 150 milionë euro, gjiganti portugez është i gatshëm ta lërë atë të largohet për një shifër shumë më të vogël, më saktësisht 50 milionë euro.

Rossonerët do të kërkojnë që të ulin më shumë këtë shumë pasi janë të gatshëm që në bisedime të fusin ndonjë futbollist tjetër ku po përflitet emri i norvegjezit Hauge i cili nuk po kalon aspak një formë të mirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here