Sipas Don Balon, Barceloa ia ka ofruar Philippe Coutinho-n Juventus-it.
Ish-ylli i Inter-it pëlqehet shumë nga presidenti Andrea Angelli, dhe bardhezinjtë duket se e kanë marrë në konsideratë idenë për ta marrë brazilianin në këmbim të 40 milionë eurove.
Megjithatë, gjithmonë sipas portalit spanjoll, Cristiano Roanldo ka dalë kundër. Portugezi nuk e shikon Coutinho-n si një lojtar që mund ta ndihmojë skuadrën të përmirësohet ndjeshëm për të ardhmen e afërt.
Nga ana tjetër, blerja e një lojtari që vjen nga një dëmtim i rëndësishëm do të ishte një rrezik i madh.