E bujshme: Buffon largohet nga Juventusi, mirëpo jo nga Serie A

Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet.

Portieri 43-vjeçar ka luajtur në dhjetë ndeshje këtë sezon dhe vazhdon të jetë në formë.

Buffon dëshiron të luaj edhe për një sezon dhe sipas mediave italiane, 43-vjeçari do të transferohet te Parma.

Gigi dëshiron ta përfundojë karrierën aty nga ku e nisi. Juventus i ka ofruar Buffonit kontratë të re, mirëpo ai dëshiron që ta ndihmojë Parman.

Kontrata e italianit skadon në fund të sezonit dhe Buffon do t’i bashkohet Parmas me parametra zero.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here